Trump është zyrtarisht Presidenti i SHBA

60

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas votimeve edhe në Kolegj.
Ndërkohë që votimi vazhdon, deri tani Trumpin e kanë zgjedhur 270 delegatë, shifra e mjaftueshme për t’u zgjedhur President.

Ndërkohë, mësohet se dy delegatë kanë tradhtuar demokraten Hillary Clinton duke mos e votuar, njëri nga Maine që votoi për Sanders dhe tjetri nga Minesota.
Ky i fundit tentoi të votonte për Bernie Sanders, por u zëvendësua pasi ligji në Minesota nuk lejon “tradhëtinë”.

Kurse, Donald Trump nuk është tradhtuar nga asnjë prej delegatëve.