Tregetaret kunder TVSH ne Fier : Do protestojme perseri kete jave !

Tregetaret kunder TVSH ne Fier : Do protestojme perseri kete jave !

163
Qindra biznese ne Fier ne proteste para Prefektures Fier  dhe Drejtorise Rajonale te Tatimeve kunder TVSH. Per afro dy ore protesta qindra biznese ne qytetin e Fierit kane ulur sot qepenat duke mbyllur aktivitetin e tyre per te kundershtuar vendimin e qeverise shqiptare per vendosjen e TVSH per biznesin e vogel.Mbyllja e aktivitetit ka nisur ne oren 10:00 sic ishte paralajmeruar nga opozita por ne Fier bizneset kane thene se nuk jane ne proteste per politike por per te drejten e tyre per te kundershtuar pragun e vendosur nga qeveria per perfshirje te biznesit te vogel me TVSH
Sipas te intervistuarve ata jane shprehur se nuk jane dakort te perfshihen ne TVSH me nje prag xhiroje prej 2 miln leke te reja ne vit por ky prag te jete nga 80 miln deri ne 100 miln lek te reja ne vit. “
Per ne ,TVSH-ja  me kete vlere qe ka vendosur qeveria do te thote shkaterrim per biznesin dhe falimentim
Pas protestes para Prefektures Fier protestuesit i jane drejtuar deges se tatim taksave ne Fier ku edhe aty kane protestuar duke kerkuar takim me drejtuesin e tatim taksave Fier. Ne mungese te nje pergjigje bizneset jane larguar duke paralajmeruar se do te kthehen ne proteste diten e premte ku do te kerkojne nga gjithe bizneset te mbyllin biznesin e tyre qofte edhe me force nese nuk do ti bashkohen kesaj proteste. Ne nje vezhgim ne qytetin e Fierit nje pjese e mire e bizneseve kane vijuar punen ndersa zhvillohej kjo proteste qe ka pasur edhe mbeshtetje te opozites .Sipas statistikave vetem ne bashkine Fier numerohen 5680 subjekte te biznesit te vogel. Rreth 838 prej tyre jane perfshire ne ligjin e ri me TVSH