Trafiku i drogës,Antimafia italiane: Shqiptarët janë padronët

157

Shqiptarët zotërojnë ekskluzivisht intenerarin Ballkan-Itali, të trafikut të drogës, ose më konkretisht janë padronët e kanalit të Otrantos.
Kjo thuhet në raportin e fundit të Antimafies italine, prezantuar në parlament, raporton sot “La Repubblica”.
“Në 50 milje që ndajnë Vlorën nga Salento, askush nuk lëviz pa lejen e tyre. Dhe çdo trafik i paligjshëm bëhet burim fitimi, si armësh ashtu edhe lëndët narkotike, që konsiderohen më të lehta për tu menaxhuar se emigrantët, që jo rastësisht i lihen organizatave kriminale turke.
Për të transportuar drogën përdorin gomone të fuqishme, por edhe motorë ujë dhe aeroplanë të lehtë”, shkruan media italiane.