Tjetër drejtues i policisë arrestohet për favorizim te trafikantëve

94

Pas arrestimit të shefit të rendit në Vlorë me akuzën e dekonspirimit të një operacioni antidrogë, në pranga ka rënë edhe një tjetër drejtues i policisë.

Gani Abazi, shefi i specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Tepelenës.
Arrestimi i drejtuesve të policisë po bëhet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të hetimeve që po kryhen nga ky institucion për luftën kundër drogës.