Titulli i kampionit kombetar te boksit shkon ne Roskovec

1932

Per here te pare qytetit te Roskovecit i shkon nje titull i kampionit te nje sporti te njohur ne bote dhe burreror sic eshte boksi. 

18 vjecari Andi Hoxha nga Roskoveci eshte shpallur Kampion Kombetar ne Boks ne peshën 81-91 kg pas ndeshjeve ne kampionatin e zhvilluar ne 2 Tetor ne Shkoder. 

Andi përfaqësoi ngjyrat e Apolonisë së Fierit. Në takimin e parë, Andi, u ndesh me një përfaqësues të ekipit Arena të Tiranës. Ndeshjen e mbylli me fitore që në raundin e parë. Kurse në finale kishte perball  përfaqësuesin e Vllaznisë së Shkodrës .Andi ka mposhtur  ketu emocionet dhe presionin psikologjik pavaresisht se boksieri nga Shkodra kishte superioritetin e te qenit në shtëpinë e tij, në vendlindje.Kundershtari eshte mundur pas raundit te pare ndersa Andi ka ngritur lart trofeun e kampionit kombetar. Prej kohësh edhe unë ndihem si në shtëpinë time ka thene Andi ndersa shumë fansa të tij nga Roskoveci  e kane ndjekur dhe mbeshtetur kudo gjate ndeshjeve te zhvilluara  ku nuk ka munguar asnjeher edhe babai i tij . 

Kështu Roskovecit, i shtohet një kampion. Pas mjeshtrave të shahut dhe karatesë, Andi Hoxha solli nje tjeter titull ne Roskovec