Tenton te grabis me arme ,banken ne Lushnje , arrestohet autori

Tenton te grabis me arme ,banken ne Lushnje , arrestohet autori

272

Nje person ka tentuar kete pasdite te grabise me arme nje banke ne qytetin e Lushnjes. Banka ishte e mbyllur ndersa autori ka qelluar me arme ne ajer . Ngjarja eshte rregjistruar para pak minutash nderkohe qe pas ketij veprimi kane mberritur forca te policise qe kane arrestuar autorin pa bere rezistence.Situata e ka krijuar tension te personeli i bankës dhe te qytetarët që ndodheshin në ato momente në bankë.

Lushnje

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë në qytet, policia ndjek dhe kap autorin.

Sekuestrohet arma e krimit, maska, kapuçi, 8 gëzhoja si edhe prova të tjera balistike.

Në datën 22.05.2018, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë të nivelit të dytë.

Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi Olcion Muço, 25 vjeç, nga Berati.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.