Tensione ne seancen e pare Parlamentare te 2018/Opozita bojkoton Kuvendin

53

Seanca e parë parlamentare për 2018-ën ka nisur me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ku nuk kanë munguar as tensionet në sallë.

Deputetët e opozitës kërkuan që në kalendarin e punimeve të Kuvendit të përfshihet nisma ligjore për ndryshimet Kushtetuese, përsa i takon kapitullit për zgjedhjen dhe funksionimin e Prokurorisë së përgjithshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën sot në seancën parlamentare ku kërkoi të futet në rendin e ditës amendamenti për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme.

Ai vijoi me akuzat se ka qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe madje ashpërsoi tonet pas të qeshurave të kryeministrit Rama dhe deputetëve të mazhorancës duke i thënë se “do i marrë përpara cunami”.

Për të mbyllur dosjet e atyre që ju kanë sjellë në pushtet, dhe skandalizoheni sot se po ju kërkojmë të zbatoni rregulloren e kuvendit. Makutëria juaj para halleve të Shqipërisë, ju bëjnë të shkelni Kushtetutën. Në këtë sallë ku është kryer krimi kushtetues, mos e mbani prokurorinë në xhepin e Ramës,

Mos u gajasni, bëni përpjekje për të rikthyer kushtetutën. Do ju marrë përpara cunami. Fut në program amendamentin që të është paraqitur me shkrim,” tha Basha.