Te tjera detaje per aksidentin tragjik ne Varibop , Fier

Te tjera detaje per aksidentin tragjik ne Varibop , Fier

795
  • Policia e Fierit ka zbardhur identitetin  e tre viktimave të aksidentit tragjik te ndodhur ne aksin rrugor Levan Tepelene ne vendin e quajtur Varibop, Fier: Automjeti i markes Suzuki kthehej nga nje dasem dhe ka humbur kontrollin gjate udhetimit ne vendin e quajtur Varibop. Per pasoje makina ka perfunduar ne nje kanal me uje ndersa kane humbur jeten 3 personat e ndodhur ne makine.Bëhet fjalë për vdekjen e 32 vjecarit Fisnik Murataj djalit te xhaxhait te tij 30 vjec Agustin Murataj dhe nje vajze 34 vjece Nosa Ahmout e cila ishte me shtetesi Franceze dhe e fejuara e Fisnik Murataj qe jetonin ne Greqi

Foto/Nosa Ahmout 34 vjecarja viktima e aksidentit

 

Informacion i policise

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.