Të prekurit nga diabeti në 35 vitet e fundit, katër herë më shumë

59

Rreth 422 milionë të rritur në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e diabetit apo katër herë më shumë se në vitin 1980, referuar raportit të parë të OBSH-së në rang global, publikuar ditën e mërkurë.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nënvizon se përhapja në këto përmasa e kësaj sëmundje kronike lidhet kryesisht me obezitetin.

Në shkallë globale, OBSH-ja vlerësoi se 422 milionë të rritur janë të prekur nga diabeti në vitin 2014, krahasuar me 198 milionë në vitin 1980.

Kjo sëmundje prek në këtë mënyrë 8,5% të popullsisë në moshë madhore në mbarë globin ose dy herë më shumë se në vitin 1980, për shkak të rritjes së faktorëve të rrezikut, si mbipesha dhe obeziteti.