Bie aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike,humb jetën 45 vjecari

Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Itali-Kapen me 13 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët

Ata kishin zgjedhur parkingun nëntokësor të një zonë tregtare në Torri di Quartesolo si një pikë takimi për trafikun e tyre të drogës dhe u arrestuan nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Skuadrës Fluturuese të Vicenzës. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, G. E 45 vjeç dhe A. I 34 vjeç. Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm, gjatë një operacioni kontrolli që synonte luftimin dhe shtypjen e trafikut të drogës në Vicenza dhe provincë.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese vunë re dy makina që vinin në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra dhe parkonin afër njëra-tjetrës në një zonë të izoluar të parkingut nëntokësor, dhe pak më pas dy burrat, pas një bisede të shkurtër, filluan të shkëmbejnë një sërë pakosh të vogla. Prandaj oficerët ndërhynë, ndaluan dhe identifikuan dy burrat dhe më pas verifikuan përmbajtjen e asaj që ata kishin tentuar të shkëmbenin.

Pas analizave specifike të kryera nga Policia Shkencore e Komisariatit të Policisë Vicenza, u konstatua se pakot përmbanin lëndë narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto rreth 13 kilogramë.

Një sasi dukshëm e madhe lënde narkotike, aq sa agjentët e narkotikëve vendosën të vijojnë me kontrollet personale dhe në shtëpi të të dy të arrestuarve, të cilët u shfaqën dukshëm të pakënaqur nga kontrolli.

Në shtëpinë e njërit prej të dyve, me vendbanim në provincë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Operatorët e Skuadrës Fluturuese arrestuan në flagrancë dy shqiptarët për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike të destinuara për shitje.

Rama -RAI 3 emision skandaloz” Sekretari i përgjithshëm, Agaçi, viktimë e një agresioni të pashembullt

Kryeministri Edi Rama, emisionin e transmetuar në Rai 3 me fokus marrëveshjen e emigrantëve, e ka komentuar si një tretje të ekuilibrit mes gënjeshtrës dhe të vërtetës.

Në intervistën për Top Channel ai thotë se RAI 3 e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi, në një viktimë të një agresioni të pashembullt.

Edi Rama: Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në  një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh, miliona dhe miliarda burimesh, të cilat nuk ka asnjë mundësi që të mendohet se mund ta filtrojnë informacionin, se mund t’i japim publikut në fund atë çka është e vërteta ose normalisht SPAK-u qëndrime mes atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetat dhe pastaj publiku të gjykojë.

Muhamed Veliu: Sipas jush cilat janë të pavërtetat në këtë dokumentar zoti kryeministër?

Edi Rama: Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim.

Muhamed Veliu: A ka pasur një përpjekje nga ana juaj për t’i telefonuar drejtorit të RAI 3 dhe për t’i shprehur shqetësimet tuaja për këtë dokumentar?

Edi Rama: E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhenë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq.

Muhamed Veliu: Sipas jush cili ishte qëllimi final i prodhimit dhe transmetimit të këtij dokumentari?

Edi Rama: Në mënyrë të përsëritur po e quan dokumentar, kjo terminologji fyen të gjithë dokumentaristët e vërtetë dhe të gjithë zhanrin e dokumentarit, ai është një emision që të kujton kronika dhe emisione që bëheshin në kohën kur shqiptarët sa herë shfaqeshin në mediat italiane ishin ose kriminelë, ose trafikantë, ose prostituta dhe Shqipëria ishte vendi i vrasësve dhe të gjithë të këqijave të kësaj bote, prej kohësh nuk ishin përballur me këtë anë të errët të historisë së informacionit lidhur me shqiptarët dhe mesa unë pashë falë shqiptarëve këtu në Tiranë që kishin përgatitur të gjithë brumin e këtij emisioni kjo ndodhi përsëri. Më shumë se sa gazetari italian që ka thyer në mënyrë flagrante kodin etik të gazetarit dhe që do të përballet në Itali me procesin gjyqësor e kam me shqiptarët këtu, shqiptarët e njohur e ujërave të zeza, politikës dhe kanaleve të infektuara të informacionit,. Nuk lë rast, nuk lë mundësi pa i nxjerrë këto ujëra të zeza të vetvetes kudo ku i jepet një hapësirë edhe mediat ndërkombëtare, kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë, ky është një mallkim që Shqipërinë e ka ndjekur qysh prej vitit 1912. E njëjta kategori ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke mos pasur ç’ti bëjë gomarit, i ra samarit, ndërkohë që Shqipëria është atdheu ynë që një qeveri e radhës, një kryeministër i radhës bën diferencën ta mbajë në kurriz për aq sa i takon.

Muhamed Veliu: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?

Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu, Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.

Muhamed Veliu: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin  e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian.

Makina perplaset me barrierat e rruges ne Lushnje-Dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në By-Passin e Lushnjës. Dy mjete janë fërkuar midis tyre në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i një automjeti tip Audi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e Bay Passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

Meta : Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhet ta kishte prangosur Agaçin, Veliajn e Ramen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, prej nga ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un. Ai shtoi se nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Nga Shkodra Meta pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar në Itali per trafik droge

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme gjatë një operacioni në Verona të Italisë ku ranë në pranga 13 persona, shqiptarë e italianë.

Personat janë identifikuar si Elvis Mema me banim në Volta Mantovana, Koledio Melaca me banim në Pechiera dhe Pozzolengo, të cilët janë lënë në “Arrest në burg” si dhe Harallam Pano me banim në Verona, i cili është lënë në “Arrest shtëpie”.

Hetimi mbi rastin nisi në vitin 2022 ku u zbuluan një sasi armësh që çoi në arrestimin në flagrancë të 5 personave.

Pas përgjimeve telefonike dhe metodave të tjera, u zbulua një grup më i madh që përfshinte dhe shpërndarjen e kokainës.

Turizmi-Zonat e mbrojtura në Fier e Korce ,më të vizituarat nga turistet polake dhe indianet

Qytetarët e Indisë dhe Polonisë duket se kanë rënë në dashuri me potencialin turistik që Shqipëria ofron. Kjo faktohet nga rritja e lartë në përqindje të turistëve nga këto dy vende. Nga 470 shtetas polakë që vizituan vendin tonë në janar të vitit 2022, numri i tyre u rrit shumë herë më shumë në janar të vitit aktual, duke shkuar në 4,422 turistë. Në fakt, rritja prej 840% në një periudhë 2-vjeçare e bën Poloninë vendin që ka përjetuar rritjen më të madhe në përqindje krahasuar me vendet e tjera.

Por nuk është vetëm Polonia që është kapur nga magjia e Shqipërisë. India gjithashtu ka regjistruar një rritje të shkëlqyer, me 838% më shumë shtetas indianë që kanë zgjedhur të shijojnë bukuritë e vendit tonë në dy vitet e fundit. Ky zbulim i ri për Indinë ka bërë që Shqipëria të bëhet një destinacion i dëshiruar për të eksploruar dhe për të ndarë eksperiencat e udhëtimit në rrugën e saj.

Gjithsesi duhet thënë se numrat e turistëve nga këto dy vende janë ende të ulta, duke marrë në konsideratë popullsinë e tyre. Kjo është një mundësi për të tërhequr edhe më shumë turistë. Kjo bazuar në potencialin turistik shqiptar. Qarqet e bukura natyrore të Shqipërisë, të mbrojtura, kanë bërë tërheqjen kryesore për mijëra vizitorë, shqiptarë dhe të huaj. Korça është vendi që përshëndet me krahë hapur më shumë se 68 mijë vizitorë në janar, ndërsa Fieri dhe Durrësi nuk mbeten pas, duke pritur respektivisht 24 mijë dhe 19 mijë vizitorë.

Kjo rritje e ndjeshme e turizmit nuk është vetëm një lajm i mirë për ekonominë e vendit, por edhe një shenjë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve kulturore dhe turistike ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve tjera. Ndërsa udhëtarët vijojnë të zbulojnë pasurinë e pakufishme të Shqipërisë, kjo histori dashurie me siguri do të vazhdojë të rritej dhe të frymëzojë më shumë njerëz të zgjedhin Shqipërinë për udhëtime të tyre të ardhshme.

SCAN

Rriten aplikimet për skemat e përfitimit në bujqësi

spraying a field

Nga 2888 fermerë që aplikuan vitin e shkuar për të përfituar naftë pa akcizë këtë vit numri ka arritur në 3620. Sipas përgjegjësit të specialiteteve në Agjencinë Rajonale të Bujqësisë Hylvi Shimaj, peshën më të madhe e mban qarku Shkodër.

Shimaj tregon se interes të shtuar ka patur edhe për 7 skemat e tjera.

“Interes edhe për matrikullimin, bagëtitë e imta, blegtorinë, kultivimi i perimeve në sera etj.”, tha Shimaj.

Shqetësim edhe këtë vit mbeten certifikatat e pronësisë për fermerët.

“Problemet janë ato që kemi ngritur vazhdimisht, ku një pjesë e fermerëve penalizohen për mungesë të dokumentacionit”, tha ai.

Duke nisur nga kjo javë specialistët e AZHBR nisin verifikimet në dokumentacione e më pas në terren ku gjatë muajit të ardhshëm pritet të jenë gati përfituesit e parë të naftës pa akcizë.