Moti i keq në Greqi, humb jetën një person tjetër! Vazhdojnë përmbytjet dhe evakuimet

Për të dytën ditë moti i keq në Greqi, po vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha.

Një situatë e rëndë vazhdon në Volos, Kardita, Fthiotida dhe Evia. Pas vdekjes së një 70-vjeçari blektor ditën e djeshme, sot është gjetur e pajetë një 87-vjeçare në zonën e  zonën e Paltsit në Magnezi. Sipas mediave greke, ajo është gjetur në një grumbull drush.

Për shkak të reshjeve intensive janë shkaktuar përmbytje, duke detyruar autoritetet të vijojnë me evakuimin e fshatrave, ndërkohë që është dashur të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të autostradës Larisa-Kardicë.

Në Sofiadë janë evakuuar 200 banorë me ndihmën e varkave. Fusha e Domokosit është përmbytur, pasi të gjithë përrenjtë janë fryrë. Shumë magazina dhe shtëpi fermerësh janë përmbytur.

Njëkohësisht banorëve të Paleohorit dhe Kranisë u është kërkuar të jenë gati, pasi ka shumë gjasa që edhe në këto zona të jepet urdhër evakuimi. Në të njëjtën kohë, banorët e Magoula, banesat e të cilëve janë përmbytur, janë urdhëruar të mblidhen në sheshin e fshatit. Në Trikalla pak para orës 11:30 është dërguar mesazhi për ndalim qarkullimi në të gjithë njësinë rajonale.

Sipas dëshmive të banorëve të fshatit Pirgos, uji në fshat ka arritur në 1.5 metër, për pasojë flitet për shkatërrim total të banesave, makinave, bizneseve dhe dëme të pallogaritshme.

“Jemi të shkatërruar. Uji mori gjithë prodhimin e fiqve. Kudo që të shkelim fundosemi. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe frika jonë është për lumin e madh Xeria. Nëse reshjet vazhdojnë, i gjithë Istiaia do të zhytet në ujë”, thonë të dëshpëruar kultivuesit e fikut për median greke evima.gr.

Arrestohen 4 shtetas ne Fier per vepra te ndryshme penale

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit V. H., 36 vjeç, banues në Roskovec, K. Ç., 41 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. B., 39 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi në Patos, ka shkatërruar me sende të forta, derën e lokalit të shtetasit G. I.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

66 vjecarja ne Fier hidhet nga pallati humb jeten

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasja V. M., 66 vjeç, banuese në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/Arrestohet 61 vjecari -Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak.

Levan, Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak.

Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që kishte fshehur disa armë.

Arrestohet 61-vjeçari që i kishte futur armët në një çantë, të cilën e kishte fshehur në oborrin e banesës së tij.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit u ushtruan kontrolle në banesën në pronësi të shtetasit V. M., dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në oborrin e kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Levan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Lidhj”-Prangosen 4 shtetas per kultivim te bimeve narkotike

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”.

Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.

Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ministri i Brendshem , Balla ndjek situaten e krijuar nga zjarri ne Lushnje

28eb79af 1776 4830 9e8c Eb3de2da55b0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri masiv që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat.

Dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Ndërkohë u shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Zjarr në kodrat me ullinj në Lushnje, në rrezik edhe disa banesa

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat me ullishte ne fshatin Zhamë të Lushnjës.

Të favorizuara nga era flaket po përhapen me shpejtësi duke u afruar dhe pranë banesave.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Makina përplas motomjetin, ndërron jetë drejtuesi

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të martë. Mësohet se një makinë ka përplasur një motomjet në Maliq. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit, 73-vjeç.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.