Aksident ne Marinez, Fier, plagoset nje 60 vjecar

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bardhi -kreut të SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës ne dosjen e Xibrakes Nesër dorëzojmë faktet

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

I dënuar për shpërdorim detyre/ Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Arrestohet 36 vjecari ne Fier,mori në makinë dhe e ngacmoi seksualisht të renë me probleme mendore

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit, pasi ka marrë në automjetin e tij një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në Fier, arrestohet 20-vjeçari

Arrestohet 20-vjeçari që shkaktoi mbrëmë aksidentin me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.”, thekson policia.

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

-Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqisht, pasi dyshohet se ka hapur një adresë false në rrjetet sociale, me anë të së cilës ka fyer një 19-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 67 vjeç, banues në Patos, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lejuan 37 ndërtime pa leje , dënohen 12 persona; mes tyre 4 inspektorë dhe 2 policë

Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë janë dënuar nga gjykata e Lushnjës, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në territorin e bashkisë Lushnjë.

4 zyrtarët e IMT u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa 2 policët u dënuan me nga 2 vite burg.

Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021-Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019″, njofton prokuoria.

Në 25 raste të ndërtimeve pa leje nuk janë vendosur gjoba dhe nuk janë prishur objektet, ndërsa në 12 raste të ndërtimeve pa leje janë vendosur gjoba pasi kanë nisur hetimet.

“Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to”, thuhet në  njoftimin e prokuriorisë. 

2 policët e dënuar akuzohen për korrupsion pasi morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje.

“Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.SH”, njofton prokuroria.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Gj.M. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

1.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Gj.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri K.S. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

2.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit K.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri I.B. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

3.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Xh.Z. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

4.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

5.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

5.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

6.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri H.T. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

6.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit H.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

7.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

8.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P.T. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 4 (muaj) e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

9.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.N. dënohet me 3 (tre) muaj burgim.

9.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) burgim.

10.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) muaj burgim.

11.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.L. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 3 (tre) muaj burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokë shtetërore, parashikuar nga neni 199/a prg. 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.

12.2. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm, me 1 (një) vit burgim.

12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri M.M. dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

12.4. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

Mbajtën peng 68 vjeçarin dhe e kërcënuan për t’i marrë para, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas uniformave blu të Elbasanit, këta dy persona kanë mbajtur peng për disa minuta në një automjet një 68 vjeçar dhe e kanë kërcënuar për t’i marrë një shumë parash.

Ka qenë 68 vjeçari që ka bërë kallëzim në polici dhe më pas është bërë e mundur kapja e tyre. Të arrestuarit janë një 57 vjeçar nga Peqini dhe një 47 vjeçare, banuese në Belsh