ARTIKUJT E FUNDIT

Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi. Ai po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e dëmtoi shumë rëndë. Fatkeqësisht për të nuk mund të bëhej asgjë: Nazmi Morina vdiq menjëherë. Ai ishte 52 vjeç, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ai ishte një viktimë tjetër në mesin e shumë të vdekurve në kohët e fundit. “Kemi një zinxhir dramatikisht i pandalshëm lëndimesh,” shkruan sindikata CISL.

Drama në kantierin e ndërtimit të RSA

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 17:30 në kantierin e ndërtimit të RSA me emrin Carlo Frigerio dhe të menaxhuar nga Fondazioni Riunite Onlus Bassa Occidentale: puna për efiçencën e energjisë ishte duke u zhvilluar, duke përfshirë zëvendësimin e dritareve të vjetra. Pikërisht gjatë shkarkimit me vinç të një palete me materiale të reja, ka ndodhur tragjedia. Sipas një rindërtimi fillestar, rripat e vinçit u lëshuan kur ngarkesa nuk ishte ende e balancuar fort në tokë: prandaj dyshohet se ndodhi edhe rënia katastrofike.

Ardhja e ndihmës dhe punonjësve mjekësorë

Nazmi Morina, punonjës i Aurora Costruzioni të Orzinuovit, në atë moment po punonte në kantier: askush nuk e ka parë çastin dramatik. Personi i parë që ngriti alarmin ishte një nga vullnetarët e shumtë që bashkëpunonte me RSA dhe që me sa duket vuri re diçka të pazakontë. Brenda pak minutash në vendngjarje shkuan punonjësit mjekësorë dhe një ambulancë e Kryqit të Gjelbër, Brigada e Zjarrfikësve, Karabinierët e Verolanuova, teknikët e shërbimit Psal të Ats (shërbimi i Parandalimit dhe Sigurisë në vendin e punës), të cilët sipas praktikës, me mbështetjen e personelit ushtarak të pranishëm, nisën punën në terren.

I martuar dhe baba i katër fëmijëve

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar: si zona e kantierit, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim. Trupi i të ndjerit Morina mbetet në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili mund të përgatisë hetime të mëtejshme (duke përfshirë autopsinë).

Me origjinë nga Kosova, Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias: këtu kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël: një tragjedi që dhemb edhe më shumë. Siç raporton Observatori i pavarur i Bolonjës i Carlo Soricellit, që nga fillimi i vitit ka pasur tashmë 9 viktima në punë në Brescia si dhe 27 në Lombardi.

Aksident ne Marinez, Fier, plagoset nje 60 vjecar

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bardhi -kreut të SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës ne dosjen e Xibrakes Nesër dorëzojmë faktet

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

I dënuar për shpërdorim detyre/ Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Arrestohet 36 vjecari ne Fier,mori në makinë dhe e ngacmoi seksualisht të renë me probleme mendore

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit, pasi ka marrë në automjetin e tij një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në Fier, arrestohet 20-vjeçari

Arrestohet 20-vjeçari që shkaktoi mbrëmë aksidentin me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.”, thekson policia.

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

-Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqisht, pasi dyshohet se ka hapur një adresë false në rrjetet sociale, me anë të së cilës ka fyer një 19-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 67 vjeç, banues në Patos, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lejuan 37 ndërtime pa leje , dënohen 12 persona; mes tyre 4 inspektorë dhe 2 policë

Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë janë dënuar nga gjykata e Lushnjës, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në territorin e bashkisë Lushnjë.

4 zyrtarët e IMT u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa 2 policët u dënuan me nga 2 vite burg.

Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021-Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019″, njofton prokuoria.

Në 25 raste të ndërtimeve pa leje nuk janë vendosur gjoba dhe nuk janë prishur objektet, ndërsa në 12 raste të ndërtimeve pa leje janë vendosur gjoba pasi kanë nisur hetimet.

“Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to”, thuhet në  njoftimin e prokuriorisë. 

2 policët e dënuar akuzohen për korrupsion pasi morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje.

“Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.SH”, njofton prokuroria.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Gj.M. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

1.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Gj.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri K.S. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

2.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit K.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri I.B. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

3.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Xh.Z. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

4.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

5.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

5.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

6.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri H.T. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

6.2. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit H.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

7.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

8.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P.T. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 4 (muaj) e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

9.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.N. dënohet me 3 (tre) muaj burgim.

9.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) burgim.

10.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) muaj burgim.

11.1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.L. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 3 (tre) muaj burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokë shtetërore, parashikuar nga neni 199/a prg. 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.

12.2. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm, me 1 (një) vit burgim.

12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri M.M. dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

12.4. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.