Task force dhe hetimi tatimor bllokojne disa pika karburanti ne...

Task force dhe hetimi tatimor bllokojne disa pika karburanti ne Fier

691

Inspektoret e task force nga drejtoria e pergjithshme e tatimeve si dhe hetimi tatimor kane zbarkuar ne Fier ku ne fokus te kontrolleve te befasishme kane qene pikat e karburantit ne Fier , Patos , Roskovec dhe Ballsh. Kontrollet ne pikat e karburanteve nga njesia task force e drejtorise se pergjithshme te tatimeve dhe hetimi tatimor, jane zhvilluar ne 23 pikat e karburanteve ne rrethet Fier e Mallakaster .

Burime informacioni bejne te ditur se kontrollet e hetimit tatimore  kane evidentuar parregullsi te dokumentacionit tatimor dhe ne kasat fiskale ,ne 4 pika karburanti per te cilet jane leshuar procesverbalet dhe penalizimi me gjoba per shkeljet e konstatuara

Jane kontrolluar imtesisht te gjitha pistoletat e karburanteve nese kane qene te lidhura me aparatuarat e qarkullimit dhe monitorimit te xhiros si dhe kasa fiskale. Eshte kontrolluar dhe administruar i gjithe dokumentacioni tatimor. Kontrollet do te vazhdojne ne gjithe jugun.