Spitali i Ri i Fierit , premtim i pa-mbajtur!

Spitali i Ri i Fierit , premtim i pa-mbajtur!

1251

Premtimi per nje Spital te ri ne Fier ka vite qe thuhet por nuk realizohet. Ideja e ndertimit te nje spitali te ri ne Fier nisi si nje nevoje per kushtet ku ndodhet sot spitali Fier

Disa faktore si rritja e popullsise, rastet e shumta te semundshmerise ,kapacitetet e pamjaftueshme ne hapesira dhe amortizimi i godines se ndertuar nga koha e diktatures kane hedhur idene e zhvendosjes se ketij spitali ne nje spital te ri bashkekohor dhe me mjete moderne per ti ardhur ne ndihme shendetit te komunitetit.Perpos deshires dhe premtimeve asgje nuk ka ndodhur . Fjale dhe premtime, asgje me shume.

Premtimet:

-Premtimet per ndertimin e spitalit te ri nisen ne fushaten elektorale te Qershorit 2013 kur Edi Rama dhe fitoi zgjedhjet . Nga Fieri kryeministri Edi Rama premtoi ndertimin e spitalit te ri te Fierit qe do te vijonte me pas me premtime te shumta nga ministra deputet dhe kandidat per deputet dhe kryetar per bashkine Fier. Premtimi per ndertimin e spitalit te ri ne Fier eshte pasuar ne fushate elektorale te 2015 nga kreu i bashkise Armando Subashi .
Me pas ky premtim do te perseritej edhe ne 2016 dhe ne ne Korrik 2017 kryebashkiaku I Fierit ka deklaruar se pervec Spitalit do kemi dhe nje Universitet Mjekesor

https://youtu.be/SHGvYKIMmzM

Jemi ne vitin 2018 dhe projekti i spitalit te ri te Fierit ka mbetur nje projekt ne leter dhe makete.Vlera financiare disa milione euro apo miliarda leke per zbatimin e projektit dhe mungesa e tyre nga shteti Shqiptar ben te parealizueshem deri tani ,kete projekt

Spitali i ri, projekti i prezantuar nga “Atelier 4”, sipas parashikimeve dhe premtimeve do te ngrihej ne afersi te pyllit te Levanit . Sipas parashikimeve spitali do ti sherbente jo vetem pacienteve te Rajonit te Fierit

https://youtu.be/g1SY10oKtTE