Situata e përmbytjeve në Poliçan

46

Dalja nga shtrati e lumit Osum, shkaktoi përmbytjen e rreth 31 hektarë toke në Poliçan, në fshatrat Mbrakull, Fushë-Peshtan, Bregas Vodicë, prej të cilave 25 hektare tokë gjendjen ende nën ujë. Prurjet e dendura të lumit kanë shkaktuar përmbytje në stacionin e pompimit të fshatiti Mbrakull, duke e dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit. Situata paraqitej problematike në fshatrat Fushë-Peshtan dhe Tozhar, pasi në këto fshatra u dëmtuan tërësisht urat pasarel që lidhin fshatrat me pjesën tjetër.


Falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë e mundur pastrimi nga rrëshkitjet e masivëve të dherave dhe stabilizimi i aksit nacional Poliçan-Mbarkull, është ndërhyrë për riparimin e staciont të pompimit në fshatin Mbrakull si dhe është riparuar tërësisht ura e fshatit Tozhar duke e kthyer në funksionalitet për banorët. Nga grupet në terren nuk ka raportime për dëme të gjesë së gjallë dhe dëme në njerëz!