Shuhet etja e ujit per vaditjen ,ne Roskovec

Shuhet etja e ujit per vaditjen ,ne Roskovec

274

Rritet siperfaqja e ujitshme per fermeret e Roskovecit. Pas nje investimi te Bankes Boterore ne rrjetin e ujitjes ne rezevuarin e Kurjanit qe tashme ka perfunduar, eshte siguruar ujitja per zonen e Roskovecit , Patos dhe Fier. Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi eshte shprehur se ky investim i Bankes Boterore ka kushtuar rreth 4 miliard leke te reja dhe shtrihet ne nje gjatesi prej disa km duke siguruar ujitjen ne Bashkine Roskovec , Patos dhe nje pjese te Bashkise Fier.

Se bashku me investimet e kryera ne 2 stacionet e pompimit sigurohet nje siperfaqe e ujitshme ne gati 75 % e tokes bujqesore ne te gjithe zonen e Roskovecit. Sistemi i vaditjes i rehabilituar si dhe vendosja e stacioneve  te pompimin ,kane sjelle ujin ne parcelat e fermereve pas afro 25 vjet qe kishin mbetur ne thatesire .

Si rezultat i rritjes se siperfaqes se ujitshme ne bashkine Roskovec jane rritur se tepermi edhe iniciativa e fermereve per te investuar . Sipas statistikave te Drejtorise Rajonale te Bujqesise ne Fier ne fshatrat e bashkise Roskovec si ne Kurjan, Kuman, Suk 1,Suk2 , Arapaj Jagodine dhe Strum fermeret kane rritur siperfaqet ne sera .Ne 2018 siperfaqja me sera ne Roskovec shkon ne 128,3ha nderkohe qe ne 2016 ishte vetemvetem 70 ha.