Shqiptaret jane jetegjate

Shqiptaret jane jetegjate

75

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur me rreth 5 vjet në 15 vitet e fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se rritja më e shpejtë e jetëgjatësisë është shënuar në Afrikë.

Shkak për këtë është përmirësimi në kujdesin shëndetësor për fëmijët dhe aksesi më i mirë i ilaçeve. Këtu përfshihen edhe të sëmurët me malarie dhe AIDS.

Agjencia e shëndetit e OKB-së thotë se, në nivel global, jetëgjatësia për një fëmijë të lindur në 2015 ishte 71% për gratë dhe 69% për burrat.

Gratë në Japoni dhe burrat në Zvicër ishin ata që jetonin më gjatë. Ndërsa banorët e Sierra Leone kishin gjatësinë më të ulët të jetës, për të dyja gjinitë.

Në Shqipëri jetëgjatësia mesatare është 78 vite, dhe jemi të renditur në vend të 25 në Evropë.