Shpërthim në minierën e Bulqizës, disa minatorë të plagosur

124

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku shpërthimi i gazit ka plagosur shumë minatorë.
Nga të dhënat e para mësohet se ka shpërthyer gazi metan dhe janë disa të plagosur.
Deri më tani në spitalin e Bulqizës kanë mbërritur dy kinezë që punojnë në miniera. Deri më tani mësohet se shpërthimi ka ndodhur në nivelin e 16 të minierës.
Dyshohet se ka edhe minatorë të tjerë që kanë mbetur të plagosur, por ende nuk ka informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.