Shperthen nje makine ne Vlore,plagoset nje person

92

Një makinë ka shpërthyer në Vlorë dhe një person është plagosur, rreth 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë ISSH-së.
Makina ka targat AA 298 SL. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital për mjekim. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Makina tip fuoristradë me targa AA 298 LS ka qenë në lëvizje pranë ISSH-së në një bllok banimi, në momentin e shpërthimit. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i automjetit, I.H, 25-vjeç i cili ka plagë të rënda në të dyja këmbët. .  

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit dyshohet se i është vendosur në pjesën e përparme në të majtë (krahu i shoferit) ku edhe ka dëmtimet më të mëdha.