Shkon në 11 numri i të arrestuarve në Greqi, pranga biznesmenit të njohur

207

 Shkon në 11 numri i të arrestuarve për organizatën kriminale të goditur në Greqi që çoi edhe në kapjen e gomones me 1.6 ton drogë të nisur nga Shqipëria.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar policia greke ka zhvilluar një operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim në Mikono, S.K., raporton zougla.gr. Deri tani janë 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar të arrestuar. Mediat greke shkruajnë se priten arrestime të tjera si pjesë e të njëjtit operacion të madh.
Operacioni më i madh në historinë e Rojës Bregdetare greke, për çmontimin e një trafiku ndërkombëtar të drogës, ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Detin Jon dhe Detin Egje, shkruan zougla.gr.