SHBA dënon vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

77

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov.
Zëdhënësi i DASH, John Kirby ka dënuar sulmin vdekjeprurës ndaj ambasadorit rus.
Diplomati Karlov u qëllua me armë nga një militant islamik në një ekspozitë pikturash.
Para se atentatori të vritej nga policia, ai thirri “hakmarrje për Alepon”.
Ambasadori rus ndërroi jetë në spital.