Sekuestrohet 15 tone droge, ne pranga disa persona

141

Një sasi e madhe droge, rreth 15 ton kanabis sativa është sekuestruar në orët e mesnatës në Vlorë.Ka qenë një operacion i madh i drejtuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që ka çuar në pranga disa persona, ndërsa janë sekuestruar  disa tonë drogë.
Operacioni është bërë nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH. Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj.

Në fshatin Llakatund të Vlorës është sekuestruar një sasi disa tonësh me lëndë narkotike kanabis sativa.