Sekuestrohen 23 kg droge, arrestohet babai, i biri ne kerkim

94

Operacion antidrogë i koduar “START “.
Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë babai, ndërsa djali shpallet në kërkim. 
Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi :
Ivzi Sada, 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E.S, 21vjeç banues në Tepelenë, pasi :
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 23 kg.
Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.
Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur.