Samsung krijonin telefonin e pare me ekran rrotullues

116

Gjigandi korean i teknologjisë, “Samsung” ka krijuar së fundmi një model telefoni ekrani i të cilit mund të rrotullohet.

 Ai u prezantua në SID 2016, eventi më kryesor në botë për industrinë e ekranit, i zhvilluar në San Francisko.

Telefoni do të quhet “Galaxy X”, peshon vetëm 5 g dhe ka rezolucion 1920×1080 piksel. Kur është i mbështjellë ekrani i tij do të jetë 5.7 inç, por mund të përshtatet shumë lehtë në një kuti filmike 35mm. 

Ekrani, i cili është i trashë vetëm 0.3 mm mund të rrotullohet rreth vetes deri në momentin që krijon një cilindër prej 10 milimetrash. Pritet të dalë në treg në 2017.