Rriten cmimet per qerat e shtepive ne Fier

1529

Rriten cmimet e qerave te shtepive ne Fier.Ardhja e punonjesve te Gazesjellesit TAP qe ka nisur prej dy vitesh edhe ne Fier, ka rritur cmimin e qerave te shtepive.

Sipas informacionit nga agjencite imobiliare ne Fier shkak i rritjes se qerave te shtepive eshte ardhja e qindra punonjesve nga rrethe te tjera te vendit apo edhe nga qarku fier qe punojne per zbatimin e projektit per shtrimin e gazsjellesit Trans Adriatic Pipeline.

Nga 8mije deri ne 10 mije leke te reja qe kushtonte qeraja mujore per nje apartament te mobiluar thjesht 1+1 tani ka shkuar ne 15 mije deri 20 mije leke te reja ndersa apartamentet me arredim dhe mobiluar sipas kohes cmimi eshte ne 250-350 € ne muaj.

Mesohet gjithashtu se lakmia e qiradhenesve ka nxjerre ne rruge nga apartamenti disa familje dhe kane pranuar te tjere per te fituar me shume pasi kane pagesa te larta dhe perballojne qerate e apartamenteve. Shumica e qiramarresve nuk kane kontrata noteriale pasi qiradhenesit i shmangen detyrimeve ndersa kjo rendon mbi qiramarresit te cilet kur pranojn dakortesi dhe besim verbal nuk kane te kerkojne te drejten apo te trokasin diku