Ricciardo fiton Grand Prix të Malajzisë, Rosberg kryeson renditjen

63

Australiani Daniel Ricciardo (Red Bull) fitoi sot paradite Grand Prix e Malajzisë, që ishte gara e 16-të nga 21 të tilla të kampionatit të Formula 1.

Pas tij u rendit holandezi Max Verstappen (Red Bull) dhe gjermani Nico Rosberg (Mercedes).

Britaniku rival për vendin e parë Lewis Hamilton (Mercedes) e la garën pas defektit në makinën e tij.

Rosberg ndodhet aktualisht në vendin e parë me 288 pikë, Hamiltonit me 265 pikë dhe Ricciardo me 204.

Në garë janë ende 125 pikë