Rama:Nuk shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për Kelmend Balilin

59

TIRANE- Kryeministri Rama nuk do marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. I pyetur në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’ Rama tha se nuk do marrë pjesë në mbledhjen e Këshilli te Sigurisë Kombëtare që pritet të mblidhet të premten, pasi do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i kryesuar nga presidenti Bujar Nishani do të mblidhet të premten në orën 12. Mbledhja e këtij këshilli bëhet pas letrës që kryetari i parlamentit Ilir Meta i drejtoi presidentit Nishani, ku shprehej shqetësimi mos arrestimin e Klement Balilit, një person i akuzuar se kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge që shtrihet nga Greqia, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës.