Qindra protestues para Parlamentit ne Shkup me pishtarë kunder korrupsionit

71

Qindra protestues para Parlamentit kanë ndezur pishtarët për t’i dhënë fund protestës në mbështetje Katica Janevës dhe Prokurorisë Speciale Publike.
Protestuesit kërkuan nga qeveria që të ndalojë pengimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe t’i japin mbështetje të plotë në zbardhjen e krimeve dhe korrupsionit nga ana e qeveritarëve.
Madje, në një aksion që kanë ndërmarrë gjatë mbrëmjes së djeshme aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” kanë ngjyrosur ndërtesën e Gjykatës Penale Shkupi 1.
Lëvizja vlerësojn se pikërisht kjo gjykatë është pengesa më e madhe me të cilën po ballafaqohet Prokuroria Speciale.