Provat e reja që burgosën në shtëpi Saimir Tahirin

Provat e reja që burgosën në shtëpi Saimir Tahirin

135

Kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm është bërë nga prokuroria pas marrjes së provave të reja, bënë me dije burime nga organi i akuzës. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për konsumim të veprave penale: “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Vendim që duket se nuk kënaqi as Prokurorinë, që kërkoi arrest me burg dhe as palën e pandehur. Avokati i Tahirit u shpreh për mediat se do apelojë vendimin e gjykatës, e firmosur nga gjyqtarja Lilja Baku. Maks Haxhia tha se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të re.

Por, burime nga organi akuzës thanë  se masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj Tahirit u kërkua pas përgjigjeve që kanë sjellë autoritet Italiane dhe Greke, lidhur me këtë çështje.

Të njëjtat burime sqaruan se Prokuroria ka marrë në dorëzim përgjime të reja ku përmendet emri i Tahirit dhe të dhëna lidhur me hyrje-daljet dhe kohën e qëndrimit të Tahirit në shtetet fqinje, me personat nën hetim ose të arrestuar, lidhur me këtë çështje. Të dhëna këto që i përkasin periudhës kohore 2015-2016.

Këto materiale, për organin e akuzës provojnë përfshirjen e Tahirit më trafik droge dhe konsumimin nga ana e ish-ministrit të dy veprave penale për të cilat akuzohet.