Protesta e opozitës,shqeteson BE, Fleckenstein vjen në Tiranë

85

Protesta e opozitës që ka nisur dje dhe është duke vazhduar ka mbërritur në Bruksel. Siç raportojnë mediat, raportuesi Knut Fleckenstein nis hënën në mbrëmje një vizitë treditore në Tiranë.

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë do të kenë në qendër të tyre protestën e opozirës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, si dhe Reformën në Drejtësi dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.