Presidenti Meta: E rëndësishme zgjidhja e problemit me Greqinë, Rama nuk informoi.

Presidenti Meta: E rëndësishme zgjidhja e problemit me Greqinë, Rama nuk informoi.

21
  1. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar sot rëndësinë e zgjidhjes së kufirit detar të vendit tonë me Greqinë. I pyetur nga mediat gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut edhe për këtë çështje, Meta tha se “zgjidhja është shumë e rëndësishme për të dyja vendet jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur por dhe si çelje e perspektivës për menxhimin e këtyre të mirave detare apo natyrore. Kështu që,  të gjitha vendimet e institucionit të Presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutnë dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni dhe si të gjitha institucionet e tjera duhet t’i ushtrojnë në kohën e duhur.”

I pyetur nga gazetarët nëse Rama e informoi gjatë takimit për këtë çështje, Meta sqaroi se “Kryeministri nuk ka ardhur për të informuar për ecurinë e negociatave, se ai nuk është negociatari i drejtpërdrejtë. Ne kemi bërë thjesht një vlerësim të situatës të deritanishme dhe mundësisë së finalizimit të një marrëveshjeje të mundshme, konform Kushtetutës. Çështja e komunikimit deri tani ka qënë me Ministrinë e Jashtme se ajo është koordinatore.”