Pranga njerkut ne Fier qe dhunonte gruan dhe dy vajzat e saj

969

Fier!
Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe dy vajzave, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Haxhi Sherifaj, 54 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases me iniciale M.A, 56 vjeçe, dhe ndaj dy vajzave D.A, 18 vjeçe dhe R.A, 16 vjeçe, banuese në fshatin Varibop Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130 a/4.