Policia : Ngjarjet dhe veprat ne 24 oret e fundit ne Fier...

Policia : Ngjarjet dhe veprat ne 24 oret e fundit ne Fier e Mallakaster

599

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 24.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier, për shtetasen G.S, vjeç 25, banuese në Fermë Çlirim, Fier, pasi ka hyrë me forcë në banesën e ish bashkëjetuesit, shtetasit R.SH vjeç 26.  Neni 112 i Kodit Penal

 

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 24.05.2018, në lagjen “11 Janari”, në banesën e shtetasit S.H vjeç 58, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier.

Më datë 24.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M vjeç 26, banues në Tiranë bazuar në nenin 324/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier, për shtetasit A.LL dhe R.LL vjeç 55 e 21, banues në Fier, pasi  në banesë,  kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj vëllait, shtetasit P.LL, vjeç 58. Neni 130/a1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 24.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin S.H, vjeç 46, banues në fshatin Tërbuf, pasi në këtë fshat, në lokal, ju  gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një makinetë lojërash fati të palejuara dhe dy monitor, pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal