Plagos me thike nje shtetas arrestohet 23 vjecari nga Fieri

265

Fier!
Godet disa herë me thikë një shtetas, policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.


Më datën 16.02.2017 njoftohemi se në lagjen “Mbrostar Ferko”, është goditur disa herë me thikë në trup shtetasi E.B, 35 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.
Menjëherë pas marjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-Arsen Ferko, 23 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori goditi shtetasin me iniciale E.B.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 76, 22 e 279 të Kodit Penal.