Pezullohet gjyqtarja e Elbasanit, hetohet per korrupsion

65

Një gjyqtare e Gjykatës së Elbasanit është pezulluar nga detyra paraditen e sotme.
Burime nga prokuroria thanë se, kërkesa e pezullimit të gjykatëses Pajtime Fetahu është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Bëhet fjalë për një hetim që ka nisur ndaj Fetahut për korrupsion pasiv. Çështja mësohet se është denoncuar fillimisht në media.