Video/Perplaset dhe merr flak nga zjarri nje automjet

70

Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në aksin rrugor të fshatit Penkovë është djegur një mjet për shkaqe aksidentale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek kthesa për në fshatin Peshkëpi, është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Jeep” me targë AA 041 LV, në pronësi të shtetasit L.Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Sipas drejtuesit të mjetit, duke qarkulluar me mjetin e tij është përplasur aksidentalisht me bordurën e urës që ndodhet në këtë aks rrugor.
Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.