Permbytje ne autostraden Tiran-Durres

126

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës.
Ne autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra, njofton Policia.
“Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin. Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë”, bën me dije Policia.