Pergatiti arme te ftohta ne burgun Fier, ceshtja ne gjykate

Pergatiti arme te ftohta ne burgun Fier, ceshtja ne gjykate

365

Dergohet ne gjyq ceshtja penale ne ngarkim te te burgosurit Nazmi Çaka, i cili akuzohet per vepren penale “futja ose mbajtjabe sendeve te ndaluara ne institucionin e ekzekutimit te vendimeve me brugim, pasi dyshohet se ka prodhuar arme te ftohta ne qeline e tij.

Edhe pse vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, Çaka u akuzua per nje tjeter veper penale.
Me date 15 Mars, gjate nje kontrolli nga gardianet e burgut te Fierit, Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qelinë ku vuante dënimin dhe nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vete. Grupi i gatshëm ka konstatuar në dyshemene e qelise një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Nga kontrolli i ushtruar prej gardianëve të burgut, në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 cm. Thika e krijuar ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22-vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm. Veç thikës së improvizuar, në qeli është gjetur edhe një unazë e krijuar me pjesë tjetër të tiganit që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht. Por, gardinaët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë këqyrur vendin e ngjarjes nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet me të cilat është prerë tigani dhe me të cilat i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizuar. Vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet. Brenda 20 sekondave ai ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda, por ka dalë duar bosh pasi nuk ka gjetur para. Ndërkohë, mësohet se ai ka ka qenë i proceduar edhe më parë edhe për një tjetër tentativë vjedhjeje. Tashme, i riu nga Durresi, do te gjykohet edhe nje here ne Gjykaten e Fierit per shkak se dyshohet se krijoi nje thike brenda ne qeline ku vuante denimin e meparshem.