Pas takimit me Gjiknurin naftetareve u premtohet marrja e rrogave

70

Ka përfunduar takimi i naftëtarëve me ministrin Damian Gjiknurin.Gjiknuri u jep zgjidhje naftëtarëve: Nesër në drekë merrni rrogat

Pas 60 minuta takim në zyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, protestuesve u është premtuar se nesër në orën 13:00 do t’u hidhen pagat e nëntorit.“Nesër do të hidhen 100% pagat e muajit nëntor. Administratori i uzinës së naftës do marrë kredi”, u tha ministri Gjiknuri.

Disa prej tyre kërkojnë që të largohen nga Tirana, pasi u është premtuar dhënia e pagës së nëntorit.Por shumica e naftëtarëve janë kundër këtij premtimi, ata kërkojnë që pagat e nëntorit tu jepen ditën e sotme.

Por shumica e naftëtarëve janë kundër këtij premtimi, ata kërkojnë që pagat e nëntorit tu jepen ditën e sotme.‘Poshtë qeveria, poshtë hajdutët, duam lekët tona. Nuk kemi besim tek këta, duam paratë’ e parulla të tjera janë hedhur kundër Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe qeverisë.