OBSH: Kafeja nuk shkakton kancer

59

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se konsumi i kafes nuk shkakton kancer.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin pranë OBSH-së njoftoi se ”nuk ka dëshmi të mjaftueshme” se kafja shkakton kancer.

Madje thuhet se pas mijëra punimeve e studimeve kafeja nuk mund të klasifikohet në listën e produkteve që shkaktojnë kancer.

Por, në punimet e organizatës gjithashtu theksohet se konsumi i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë kancer në fyt.