Numërohet sasia me eurot e kapura në Durrës, ja sa milionë janë

Numërohet sasia me eurot e kapura në Durrës, ja sa milionë janë

271

 

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Dy mjetet Toyta ishin pjesë e një grupi prej 9 makinash që ishin ngarkuar mbi një trajler për t’u transportuar.

Ato kishin mbërritur me tragetin Ankona-Durrës në orën 10:00 të paradites dhe u sekuestruan në orën 15:00. Trajleri që i transportonte ishte i kompanisë së Edi Likës, pronar dhe një prej shoferëve që u arrestua. Po ashtu u arrestua edhe djali i tij, Klevis Lika, 19 vjeç.

Hetuesit kanë mbledhur gjurmët e gishtave dhe prova të tjera. Paratë futur në 4 thasë e ndarë në dy mjetet Toyota, ishin nisur nga Belgjika, kishin kaluar tranzit në Itali dhe kishin destanacion Tiranën. Policia shqiptare ishte vënë në dijeni nga Interpol Roma.

Eurot e gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559,  sekuestruar në Portin e Durrësit, kanë prerje 20-she, 50-she dhe 100-she.

Policia bëri të ditur edhe emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në lidhje me ngjarjen. Ata janë: Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; (shoferi)
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; (pronari i
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; (djali i shoferit)
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia thotë se ka sekuestruar pas kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ një shumë të e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara: ” 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë”