Nuk funksion kullimi,ne uje,60 ha toke,ne Mbrostar

214

Gjurmet e shirave dhe permbytjes se disa diteve me pare ende nuk jane thare ,ne Mbrostar.Rreth 60 hektare toke bujqesore ,vazhdon te jete ne uje . Sipas informacionit te Drejtorise Rajonale te Bujqesise ne Fier ,jane gati 13 hektare toke bujqesore e pandare shtet dhe 47 hektare te tjera prone e fermereve ,qe u ka rene fati i keq ,ta kene per prone pasi permbytet vazhdimisht.Specialiste nga drejtoria e bujqesise kane shpjeguar se bllokimi i kanalit te ujrave te larta eshte i problem prej vitesh ,pasi kuota e ulet e kesaj siperfaqe ,ben qe uji te mbetet aty per nje kohe te gjate. Te gjitha ujrat qe rrjedhin nga pjerresia e kodrave te Fshatit Mbrostar grumbullohen tek kjo siperfaqe     qe me pare kullonin nga kanali qe shkon paralel me autostraden qe sot eshte i bllokuar dhe pa pastruar . Fermeret e kesaj zone e kane te veshtire jo vetem te punojne keto siperfaqe por nuk mund te hyjne dhe kalojne atje. Gjithe situata eshte kthyer ne problematike pas nderyimkt te autostrades Lushnje -Fier e cila ne kete pjese eshte nen kuote duke bllokuar edhe kanalin kullues. Bordi i kullimit ka derguar zyrtarisht ankesen per kete demtim qe ka shkaktuar kompania zbatuese gjate punimeve te autostrades ndersa ende nuk ka marre zgjidhje