Një shpërthim në qendër të Stambollit ka lënë disa persona të plagosur

65

Një shpërthim në qendër të Stambollit ka lënë disa persona të plagosur, raportojnë mediat turke. Shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni autobusi dhe është shkaktuar nga një bombë. Mendohet se shënjestra ka qenë një autobus. Disa ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dhuna në Turqi ka përshkallëzuar kohët e fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktin në Sirinë fqinje.