Nje 21 vjecar shqiptar humb jeten ne aksident ne Itali

83

Pas vdekjes së dy vajzave shqiptare në një aksident në Itali ditën e djeshme, një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën nga i njëjti shkak. 21-vjeçari shqiptar rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Griduzza – Chiesa Cortile po udhëtonte me një furgon mallrash kur u përplas me një mjet tip BMV të drejtuar nga një 25-vjeçar rumun.

Rumuni arriti t’i mbijetonte incidentit edhe pse me plagë të rënda, por të njëjtin fat nuk e gëzoi i riu shqiptar, i cili ndërroi jetë në Spitalin Baggiovara. Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e aksidentit fatal