Nis restaurimi për Kishën e Shën Kollit nga Bashkia Reskovec.

Nis restaurimi për Kishën e Shën Kollit nga Bashkia Reskovec.

166

Bashkia Roskovec me nje financim prej 10 milion leke te reja ka nisur restaurimin e Kishes se Shen Kollit ne Kurjan.Kisha ne fjale e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin ishte lene pothuajse ne meshire te fatit.

Fale perkushtimit te kreu te Bashkise Roskovec Majlinda Bufi  eshte bere e mundur te realizohet projekti i restaurimit qe konsiderohet nje investim rendesishem per kete objekt me vlera historike dhe kulturore, jo vetem per te terhequr me teper vemendjen e vizitoreve por edhe per tja trasheguar brezave.

Per Bashkine Roskovec investimi i sapo nisur synon ne nje te ardhme te afert qe ta ktheje kete zonë jo vetëm në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës

Restaurimi i Kishes se Shen Kollit ne Kurjan do te kryhet ne dy lote 

Ndërhyrjet konsistojnë në restaurimin e çatisë, muraturës, fasadës së objektit; pikturës murale dhe sistemin e ambienteve përreth objektit” Kisha e Shën Kollit (Kurjan) është një monument i trashëgimisë kulturore në Kurjan, rrethi i Fierit miratuar qe prej vitit 1963. Kisha e Shën Kollit siç quhet nga vendasit dikur mbulohej nga një qemer cilindrik tipik për kishat ortodokse.

Gjatë shekujve qe kane kaluar kupola është shembur dhe është zëvendësuar nga një çati prej druri dhe tjegullash. Po kështu kishës i mungon edhe portiku i dikurshëm që ndodhej në anën perëndimore të saj si dhe dy portikë të tjerë të vegjël që mbulonin portat veriore dhe jugore të naosit.

Nga ato kanë mbetur vetëm bazamentet dhe disa kapitele antike të stilit Dorik. Ashtu si në të gjitha kishat mesjetare që ndodhen në rajonin e Fierit edhe tek ajo e Kurjanit gjejmë gurë, kolona dhe mbishkrime të marra nga Apollonia ose qytetet e tjera antike. Pjesë të tjera të kësaj faltoreje janë edhe tre absidat, ku ato në murin verior dhe jugor janë më të vogla se ajo në murin e anës lindore, kurse dyshemeja është shtruar me pllaka guri.

Në këtë kishë shihet edhe ndikimi i stilit romane që e gjejmë tek harku i portës jugore. Ky stil perëndimor erdhi në Shqipëri me pushtimet e mbretërisë së Napolit gjatë shekujve XI-XIV. Në vitin 1956 një ekspeditë studimore e Universitetit të Tiranës dhe institutit të historisë bëri një nga zbulimet më interesante në brendinë e kësaj kishe, siç ishte fakti se afresket e saj ishin pikturuar në vitin 1578 nga piktori ikonograf Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmësi i tij Joani.