Ngjarjet e ndodhura dhe denoncuara ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet e ndodhura dhe denoncuara ne 24 oret e fundit ne Fier

345

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen E.Y., vjeçe 49, banuese në Fier, pasi dyshohet se kunata, shtetasja I.Y., vjeçe 29, banuese në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.Y., vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lushnje-Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka ndaluar dhe kur ka hapur derën është përplasur shtetasi A.S., vjeç, 45, banues në Mbrostar-Ura, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është përplasur me mjetin tip “Jaguar”, me drejtues shtetasin M.B., vjeç 24, banues në Fier, dhe pasi mori mjekim në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H., vjeç 44, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj nënës së tij, S.H., vjeçe 71. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.N., vjeç 44, banues në Patos, pasi dyshohet se në Patos, ka goditur  me grushte, shtetasin Sh.B., vjeç 36, banues në Patos. Neni 237 i Kodit Penal.

  • Më datë 13.04.2018, shtetasja M.K., vjeçe 31, banuese në Tiranë, kallëzon se në fshatin Vajkan, i ka humbur një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.B., vjeç 25, banues në fshatin Kraps, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Kraps, duke drejtuar mjetin tip “Shevrolet”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta pasagjeri, shtetasi E.H., vjeç 19, banues në Greqi. Neni 290 i Kodit Penal.