Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

210

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi ish bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasen A.D, vjeç 50, banuese në Fier, pasi shtetasi L.B vjeç 68 banues në Fier, kallëzon se i ka falsifikuar aktet noteriale. Nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin, E.L, vjeç 21, banues në fshatin Ndërmënas, pasi në Afrim i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja motoçiklistinshtetasin K.P, vjeç 58, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal