Nga zjarri ne Mallakaster jane djegur 10 hektarë shkurre dhe  4200 rrënjë ullinjë.

193

Mallakastër
Informacion paraprak
Në datën 11.08.2017, rreth orës 11:45 njoftohemi se në fshatin Çorush, Mallakastër ka rënë zjarr.


Menjëherë shkojnë në vendngjarje shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, Polica Bashkiake dhe zjarrfikëset të cilët kanë bërë të mundur vënie nën kontroll të zjarrit.


Nga kqyrja e deritanishme dyshohet se janë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe rreth 4200 rrënjë ullinjë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrin e ka vënë shtetasi L.L, 36 vjeç, banues në lagjen “Bajraktari”, Mallakastër, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.


Ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe janë djegur rreth 10 hektarë shkurre.