Ne Japoni ,robote ne vend te politikaneve

Ne Japoni ,robote ne vend te politikaneve

24

Një kandidat për kryetar bashkie në Japoni ka bërë një premtim gjatë fushatës së tij elektorale për të zëvendësuar në të ardhmen politikanët me inteligjencën artificiale, një fakt i cili do të mbledhë statistika dhe kërkesa nga votuesit për të krijuar në këtë mënyrë politikat e duhura të drejtimit.

 

Michihito Matsuda, i cili po zhvillon aktualisht fushatën e tij elektorale  në Tama New Town, i lokalizuar në perëndim të Tokyos, insiston në faktin që makineritë ose më saktë robotët, do të jenë të aftë të mbledhin të dhëna dhe të krijojnë perceptime të qarta mbi përcaktime të politikës që duhet ndjekur dhe që shkon përshtat me kërkesat e votuesve.

Fotografitë e marra nga fushata e tij elektorale, tregojnë posterat e zgjedhur për të përfaqesuar fushatën dhe idetë e tij, të cilat përmbajnë pamje të një roboti metalik me pamjen në dukje njëjtë me njeriun dhe me karakteristika femërore. Ashtu siç ai shprehet, plakja e popullsisë vetëm do vijë duke u rritur gjithnjë e më shumë, duke nxitur një nevojë për ndryshime në administratën ekzistuese. Le ta lëmë inteligjencën artificiale të përcaktojë politikat duke mbledhur të dhënat e qytetit dhe ne mund të krijojmë politika të përcaktuara qartë.

 

Kjo nënkupton përllogaritjen e vijueshmërisë më të mirë logjike të veprimeve në rast të ndonjë konflikti, duke bërë të mundur marreveshje racionale në raste të kundershtive të mendimit dhe gjithashtu gjatë analizimit të peticioneve të dorëzuara autoriteteve lokale.

 

Por ‘AI Matusada’ ideja e Matsuda për robotin cili mbledh të dhëna nga votuesit si dhe ide të tjera inovative në qytet, thuhet se kanë tërhequr interesin e shumë prej banorëve duke e bërë një kandidat potencial për këto zgjedhje.